Gjermania bëri kthesën në fushën e Holandës, duke fituar me rezultatin 3-2 takimin kualifikues të Euro 2020 mbrëmjen e së dielës në Amsterdam. Një ndeshje me ritëm ku gjermanët realizuan 2 herë gjatë pjesës së parë me Sane dhe Gnabry.

Pas pushimit holandezët u përpoqën të kthenin rezultatin, duke e barazuar përkohësisht atë në pjesën e dytë me golat e De Ligt dhe Depay. Gjermania gjeti forcën të reagonte, duke fituar me golin e Schulz në minutat e fundit, duke marrë revanshin ndaj Holandës për Ligën e Kombeve.

Gjermanët zbritën në Divizionin B për shkak të rezultateve të dobëta. Skuadra e Joachim Low nuk fitonte me holandezët prej vitit 2012. Në takimet e tjera të ditës së diel bie në sy humbja 2-1 e Kroacisë me Hungarinë në Budapest.

Tv Klan