Revista “Nature”: COVID-19 nuk u krijua në laborator

Revista “Nature”: COVID-19 nuk u krijua në laborator

15:58 21/03/2020

“Mutacioni në mënyrë natyrale te lakuriqët e natës”

Koronavirusi që po përhapet me ritme të shpejta në gjithë globin nuk është i krijuar nëpër laboratorë, por ka evoluar në mënyrë natyrale në formën agresive që ka aktualisht, duke u shndërruar në rrezikun kryesor për njerëzimin.

Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar së fundi në revistën shkencore Nature Medicine, ku thuhet se shkencëtarët kanë analizuar një grup kromozomesh të COVID-19-ës. Ata zbuluan shenja të forta që vërtetojnë se mutacioni ka ndodhur në mënyrë natyrale, me shumë gjasa brenda organizmit të lakuriqit të natës apo disa llojeve të tjera të gjitarëve.

Po ashtu, shkencëtarët analizuan proteinën e njohur me emrin “spike” që mbështjell virusin dhe i krijon mundësinë të penetrojë qelizat e kafshëve dhe njerëzve. Nga provat, ata vërtetuan se këto proteina kanë aftësi tepër të lartë ngjitëse me qelizat njerëzore, që mund të zhvillohet vetëm në formë natyrore dhe që nuk mund të jetë produkt i inxhinierisë gjenetike të ushtruar në laboratorë.

Studimi publikohet teksa OBSH shpreh shqetësimin se dezinformimi mbi pandeminë po krijon aq shumë probleme sa përveçse po dëmton rëndë luftën globale kundër përhapjes së virusit, po kërkon po ashtu të njëjtën energji për të ndalur atë që konsiderohet “pandemi lajmesh të rreme”.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi