E gjithë vëmendja mbrëmjen e së dielës ka qënë në Los Anxhelos. Eventi i përvitshëm “People’s Choice Awards” i organizuar nga revista “People” mblodhi të gjithë artistët më të mëdhenj.

Mes fituesve të këtij viti ishte edhe familja Kardashian, për “Keeping Up With the Kardashians” që u shpall si reality show më i mirë i vitit 2018.

Veç falenderimeve, protagonistet tërhoqën vëmendjen duke prekur publikun me fjalët dedikuar ngjarjeve që kanë tronditur SHBA së fundmi.

Interpretimi në filmin “Black Panther” i dha Chadwick Boseman titullin si aktori më i mirë mashkull për vitin 2018, ndërsa Scarlett Johansson u shpall aktorja më e mirë femër për rolin e saj në Avengers: Infinity War, që triumfoi si filmi më i mirë i vitit.

Çmimin si artisti më i mirë e rrëmbeu Shawn Mendes, ndërsa Nicky Minaj artistja më e mirë femër.

Plot stil e elegancë, vëmendjes nuk i shpëtoi as Rita Ora jo vetëm në tapetin e kësaj ceremonie por edhe në skenë teksa performoi këngën e saj“Let You Love Me”.

Tv Klan