Revizori hap sezonin në “Aleksandër Moisiu”

Revizori hap sezonin në “Aleksandër Moisiu”

18:17 28/09/2019

Vepra e Gogol shfaqet në Teatrin e Durrësit

“Revizori” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shkrimtarit rus, Nikolai Gogol, me të cilën teatri “Aleksandër Moisu” në Durrës vendosi të çel sezonin e ri artistik.

Një qytet me administratë të korruptuar, me funksionarë të lartë të dalë në përgjime, me njerëz të futur më burg pas protestave.

Ky është realiteti me të cilin përballet personazhi kryesor i interpretuar nga aktori Amos Zaharia.

“Ky është një nga rolet më të vështira të karrierës sime, është një rol që paraqet shumë sfida…”

Një vepër satirike, e cila përcjell një mesazh të heshtur reflektimi.

“Revizori vjen në një situatë shumë të turbullt politike në Shqipëri. Eshtë një thirrje shumë e madhe që ne si aktorë i bëjmë qytetarit që është koha të mos gënjehemi më.”

E shkruar në vitin 1936, për regjisoren Driada Dervishi “Revizori”i flet çdo kohë.

“Mendoj që është një pjesë që flet për një temë që mbetet gjithnjë aktuale. Ne jemi përpjekur t’i flasim të gjithëve atyre që e gjejnë veten aty.”

Me një kast aktorësh profesionistë, “Revizori” do të vihet në skenë ketë të shtunë në orën 19:00, ndërkohë që publiku mund ta ndjekë në të njëjtën orë edhe të dielën .

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT