Rajoni i përfshire nga revolta antiqeveritare

Autoritetet indoneziane janë në alarm prej arratisjes nga burgu të rreth 250 të burgosurve pas shpërthimit të një revolte në një burg në lindje të vendit.

Të burgosurit i vunë flakën burgut në rajonin e Papuas, një prej zonave të përfshira së fundi nga revoltat masive anti-qeveritare.

Në ndjekje të të burgosurve janë vënë qindra forca policie të mbështetura edhe nga ushtria, që është angazhuar për të vënë nën kontroll kaosin e krijuar për shkak të revoltave.

Aktivitetet separatiste në rajonin e Papuas janë të larta, por trazirat e fundit shpërthyen fundjavën e kaluar kur Indonezia festonte ditën e pavarësisë. Rajoni i Papuas fitoi pavarësinë nga Holanda në vitin 1961, por me largimin e trupave holandeze u pushtua nga Indonezia.

Tv Klan