VAR do të hedhë një hap të rëndësishëm në futbollin italian. Nga gjysmëfinalet e Kupës së Italisë arbitri do të sqarojë arsyen e marrjes së vendimit dhe do të dëgjohet në të gjithë stadiumin.
Kjo është një fazë eksperimentale dhe që shërben për të qartësuar futbollistët, stafin teknik, por edhe tifozët.
Shoqata e arbitrave synon të jetë e hapur për të shmangur dyshimet për vendimet.
Nga java e 30 e Serie A janë parashikuar të transmetohen në monitorët e stadiumit edhe grafikat e pozicionit të lojtarëve në momentin që merret në shqyrtim nga VAR.
Sipas kreut të Shoqatës së Arbitrave në Itali, Antonio Zappi në të ardhmen nëse miratohet nga IFAB janë të hapur të transmetojnë edhe pamjet filmike të rasteve të dyshuara.
Tv Klan