Nga zëvendësimet të kartonat, FIFA mendon katër rregulla të reja

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA po shqyrton mundësinë e disa ndryshimeve që mund të revolucionarizojnë botën e futbollit. Ndryshimet përqendrohen në katër aspekte tepër themelore. Pika e parë dhe ajo më e rëndësishmja duket se është shkurtimi i kohës së rregullt, nga 90 minuta në 60, e ndarë në dy pjesë 30 minutëshe.

Gjatë ndalesave, si zëvendësime apo dëmtime, koha do ndalojë, njëjtë si në basketboll, për të pasur 30 minuta lojë efektive. Pesë zëvendësime duket se nuk vlejnë dhe FIFA po kërkon që numri i tyre të mos jetë i përcaktuar.

Rivënia anësore nuk do të ekzekutohet me dorë, por me këmbë, për të shtuar kështu rastet e rrezikshme në portën kundërshtare. Nëse ndëshkohet me karton të verdhë, një futbollist do të pezullohet për 5 minuta. Lojtari do duhet ta shikojë skuadrën përtej vijave kufizuese.

Të gjitha këto modifikime po vihen në praktikë në turneun “Future of Football Cup”, një kompeticion që po diskutohet mes PSV, Azeta Alkmar, Lajpzig dhe Klub Bryzh për moshën deri në 19-vjeç.

Në fund, FIFA do të vlerësojë ndikimin e këtyre ndryshimeve në turne dhe do të vlerësojë nëse duhet ngritur ndonjë me një kërkesë zyrtare tek Bordi Ndërkombëtar, i cili është organi që vendos rregullat e lojës në të gjithë botën.

Klan News