Nagelsmann do të “përjashtojë” disa futbollistë

Media prestigjoze sportive gjermane raportojnë se disa lojtarë që më parë kanë qenë të rëndësishëm në ekipin kombëtar gjerman mund të përjashtohen nga lista përfundimtare e Euro 2024.

Mats Hummels, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Nico Schlotterbeck, Niklas Sule dhe Emre Can janë të gjithë në rrezik për të humbur vendet e tyre në skuadrën e Gjermanisë.

Trajneri Julian Nagelsmann pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në ekip, kjo mund të nënkuptojë afrimin e lojtarëve të rinj që do të kenë mundësinë e tyre.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për udhëheqjen në skuadër, Nagelsmann do të qëndrojë me lojtarë të provuar dhe të testuar. Grupi drejtues do të jetë një kuartet me Manuel Neuer, Ilkay Gundogan, Antonio Rüdiger dhe Toni Kroos.

Neuer dhe Kroos pritet të rifitojnë vendet e tyre në 11-en fillestare. Rikthimi i Neuer do të thotë që Marc-Andre ter Stegen mund të ulet sërish në stol për turneun që do të nisë në Qershor. Ndërsa Kroos do të jetë në mesfushë me Pascal Grob ose Robert Andrich.

Gündogan do të qëndrojë si kapiten pavarësisht rikthimit të Neuer dhe do t’i jepet një rol më sulmues. Ndërsa Rudiger është lider në mbrojtje.

Tv Klan