Revolucion në portën e Juventus


Revolucion në portën e Juventus

22:00 13/09/2021

Torinezët “heqin” dorë nga Szczesny, De Gea e Navas në listën e dëshirave

E ardhmja e Wojciech Szczesny mund të jetë larg Juventusit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Portieri polak nuk ka bërë një paraqitje të mirë në këtë fillim-sezoni, çka sipas mediave ka detyruar drejtuesit e lartë të klubit torinez ta nxjerrin në shitje. Interesi për 31-vjeçarin nuk është shumë i madh, gjithsesi largimi i tij do i hapte udhë një tjetër kapitulli në portën e Juventusit.

Pas Gianluigi, Buffon dhe Szczesny që kanë mbrojtur prej vitesh portën e bardhezinjve, tani mund të jetë radha e një tjetër futbollisti për të vënë mes dy shtyllave të portës së Juventusit.

Mediat spanjolle kanë identifikuar edhe emrat e mundshëm që mund të transferohen në Torino. Në krye të dëshirave të Allegri qëndron portieri i Manchester United, David De Gea. Spanjolli po kërkon prej kohësh një ambient të ri dhe kalimi në Seria A italiane do ishte mëse i dëshiruar.

Të njëjtin fat mund të zgjedh edhe portieri i Paris Saint-Germain, Keylor Navas. Konkurenca me Gianluigi Donnarumma, edhe pse ende është një zgjedhje e parë në kryeqytetin francez mund ta shtyjë kosta-rikanin që të mendojë një tjetër eksperiencë në karrierë.

Klan News






Të ngjashme