Shumë shpejt në treg do të ketë modele të reja të makinave elektrike. Sipas BBC, nga 60 që janë aktualisht në 2021 do të ketë 214 lloje të këtyre automjeteve. Parashikohen të jenë 92 prodhime të reja, plotësisht elektrike, si dhe 118 modele të tjera hibride. Numri më i lartë i tyre do të prodhohen në Gjermani, e më pas në Francë, Spanjë dhe Itali.

Shtimi i këtyre automjeteve vjen në një kohë kur shitja e tyre mbetet në nivele të ulëta. Sipas ekspertëve dy janë arsyet: së pari çmimi i lartë dhe së dyti mungesa e infrastrukturës së nevojshme për karikimin e tyre.

Ekspertët kërkojnë që qeveritë e vendeve europiane të ndërmarrin hapat e duhur ligjorë për ta bërë këtë lloj transporti më të aksesueshëm dhe të përhapur. Ata kërkojnë që të ulen taksat për këto makina dhe të krijohet infrastruktura e duhur, në shërbim të uljes së ndotjes që vjen nga emetimi i gazrave në ajër nga përdorimi i makinave me naftë apo benzinë.

Sipas prodhuesve të këtyre makinave, kjo është e vetmja mënyrë që të arrihen objektivat sa i përket përmbushjes së detyrimeve të Bashkimit Europian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit.

Tashmë edhe makinat sportive luksoze po shkojnë drejt këtij orientimi. Këtë javë në Londër u prezantua modeli i quajtur “Evija” që mund të ecë me një shpejtësi deri në 332 km në orë dhe kushton 2 milionë paundë.

Klan Plus