Në përmbyllje të vitit 2001 Presidenti Rexhep Meidani është përballur me gazetarët nga ku ka bërë një kornizim të përgjithshëm lidhur me zhvillimet dhe problemet në vend.

Në këtë prononcim të Presidentit kanë qenë të pranishëm disa prej emrave më të njohur të gazetarisë si: Agron Çobani, Frrok Çupi, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Mentor Nazarko, Flora Nikolla, etj. Meidani u shpreh se situata në vend ka rezultate pozitive dhe është vlerësuar edhe nga BE.

“Duhet të shohim në mënyrë relativisht të gjerë. Nëse kapin aspektin politiko-kombëtar mund të themi se ka prodhuar rezultate pozitive në rang kombëtar. Rezultate pozitive patëm në Kosovë dhe jemi në një fazë të rëndësishme zhvillimi atje. Kemi pasur zhvillime të rëndësishme në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ku gjetëm më së fundi marrëveshjen për Ohrin. Për sa i përket zhvillimeve në Shqipëri është vlerësuar nga BE dhe në këto situata është bërë faktor sigurie në Rajon. Situata e brendshme politike në vend ka vështirësitë e veta që ndonjëherë janë prodhuar në mënyrë artificiale. Por zgjedhjet gjenden brenda kornizave institucionale. Vonesat që janë krijuar duhet të përshpejtohen pasi shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur. Në këtë mënyrë bëhet më i shpejtë procesi i integrimit”, tha Meidani./tvklan.al