Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

“Të mos hezitojmë të japim ndihmesën tonë që sot, për atë që duhet ta japim nesër”. Kështu ju është drejtuar Presidenti Mejdani dekanëvë të rinj të universiteteve shqiptare, ne ceremonine e prezantimit te rektorit Mariglen Spiro, pas dekretimit të disa ditëve më parë.

Në këtë takim Mejdani tha se pas zgjedhjeve të suksesshme në universitetet shqiptare, detyrë e domosdoshme është strukturimi dhe forcimi kërkimor dhe financiar i shkollave të larta. Këtij qëllimi mund ti shërbejnë edhe hapja e shkollave të larta private në gjuhën shqipe apo në gjuhë perëndimore në Shqipëri, Kosovë apo Maqedon. Gjithashtu presidenti Mejdani tha se duhet të minimizohet emigrimi i trurit në vend që sjell varfërim intelektual. Më pas presidenti Mejdani foli edhe për problemin e unifikimit të programeve mësimore në rajon, certifikimin e diplomave.

Ministri i Arsimit Ethem Ruka ka siguruar se zgjedhjet e reja do i japin një dimension të ri jetës akademike dhe autonomisë së shkollave tona. Do të përpiqemi tha rektori Spiro për përgatitjen e sa më shumë specialistëve dhe studimeve shkencore si dhe për përgatitjen e breziit të ri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego