Presidenti Rexhep Mejdani fton të gjithë shqiptarët të shprehin votën e tyre për dokumentin themeltar të shtetit. Në mesazhin e tij presidenti Rexhep Mejdani thekson se sundimi i ligjit duhet të jetë i pashmangshëm për stabilitetin e Shqipërisë.

Për fat të keq konsesusi për Kushtetutën nuk u arrit plotësisht në Parlament për arsye që sado të forta, nuk mund të çmohen të justifikueshme përballë misionit të klasës politike për ti dhënë vendit e popullit një Kushtetutë sa më bashkëkohore.

Presidenti e ka mbyllur mesazhin e tij duke thënë se populli e ka në dorë të shënojnë apo jo historinë e 22 Nëntorit në historinë e shqiptarëve./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame