Presidenti Mejdani i shoqëruar dhe nga kryeministri Meta dhe zëvëndësministri i sporteve Kreshnik Tartari, patën një takim miqësor me Ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Që në fillim, presidenti kërkoi që ky takim të zhvillohej larg protokollove burokratike duke e konsideruar si një takim sportiv mes kolegëve pasi si ai dhe kryeministri Meta kanë qënë sportistë. Ai ka thënë për sportistët se janë diplomatët sportivë të Shqipërisë pasi kudo që ata luajnë japin një imazh pozitiv për Shqipërinë. Trajneri Hafizi theksoi faktin që ekipi shqiptar është një ekip profesionist dhe shprehu kënaqësinë që pas dy vitesh “djemtë e tij “do t’i jepnin kënaqësinë publikut shqiptar të ndiqnin ndeshjen në Tiranë si dhe kërkoi prej tyre një përkrahje të zjarrtë dhe në momente të vështira që mund të kalojë ekipi ynë.

Pamje Rexhep Mejdani me Kombëtaren, Ilir Meta, trajneri Astrit Hafizi, zv.ministri i Sporteve Kreshnik Tartari, presidenti i FSHF-së Miço Papadhopulli./tvklan.al