Rexhep Mejdani uron shqiptarët për Vitin e Ri (31 Dhjetor 1999)


Rexhep Mejdani uron shqiptarët për Vitin e Ri (31 Dhjetor 1999)

10:55 31/12/1999

Presidenti Rexhep Mejdani uron të gjithë shqiptarët në fillimin e shekullit të ri, Gëzuar Vitin e Ri, duke ju uruar mbarësi, paqe dhe prosperitet. Populli shqiptar ndahet nga ky shekull me zigzake të medha por edhe me themelimin e shtetit shqiptare. Uroj që mijëvjeçari i ri të jemi drejt rrugës europiane me ndjenjën e solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit për të gjithë, ka mbyllur fjalën e tij presidenti Mejdani.

Bashkëkombas të dashur sot po ndahemi nga shekulli me zigzage të historisë sonë, por dhe me periudhën më të lavdishme të konsolidimit të historisë sonë si kombe e formimin si shtet. Rreshtimin e shtetit tonë në familjen e madhe europiane. Populli shqiptar mbylli një vit tepër të vështirë por edhe një vit vendimtar me vlera të pallogaritshme për të ardhmen e tij. Kosova martire dhe njëherë u godit nga dora gjakatare e shovinizmit. Populli ynë po ecën në rrugën e progresit dhe integrimit të një shoqërie të lirë. Uroj me gjithë zemër që të ecim në shekullin e ri me ndjenjen e solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit.” /tvklan.al












Të ngjashme