Rexhep Qosja ndodhet në Tiranë për bisedime me qeveritarët shqiptarë për çeshtjen e Kosovës. Pas takimit me Kyeministrin Majko, gjatë një interviste ai është shprehur :

“Unë jam këtu me ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko. Posa u krye takimi që patëm. Gjatë ditës së sotme dhe nesër do kemi takime edhe me zyrtarë e udhëheqës të tjerë të Shqipërise. Biseduam për çeshtjen e Kosovës dhe për situatën në Kosovë.

Siç e dini populli shqiptar është sot i ballafaquar, populli shqiptar ka sot përpara çeshtjen e vetme më të madhe, çeshtjen e pazgjidhur kombëtare. Biseduam se ç’duhet të bëjnë shqiptarët në Kosovë, ç’duhet të bëjnë shqiptarët kudo qofshin ata, që të bashkërendisin mendimet, sjelljet, veprimtarinë e tyre me qëllim që çeshtja e Kosovës të çohet përpara sa më mirë, me qëllim që çeshtja e Kosovës të zgjidhet drejt. Kemi dhe një problem tjetër në Kosovë.

Faktori politik shqiptar në Kosovë nuk flet me një zë për çeshtjen e Kosovës, dhe për situatën në Kosovë, dhe kjo na krijon probleme në botë. Faktorët ndërkombëtarë kërkojnë prej shqiptarëve që megjithatë të flasin me një zë për çeshtjen e tyre madhore, çeshtjen e Kosovës. Këtu Qeveria e Shqipërisë e ka quajtur të arsyeshme që të bisedojë me përfaqësues të subjekteve politike kombëtare shqiptare, me qëllim që t’i bashkojë mendjen e tyre politike dhe të flasin me një zë për çeshtjen e Kosovës. Mendoj se Shqipërisë kjo edhe i takon.

Shqipëria është piemonti i shqiptarëve dhe unë dëshiroj që Qeveria e Shqipërisë, në përgjithësi Tirana zyrtare të vazhdojë përpjekjet që shqiptarët në Kosovë t’a bashkojnë mendjen politike dhe të flasin me një zë për çeshtjen e tyre”./tvklan.al