Bokiseri shqiptar arrin sukses në kualifikueset olimpike

Pas Krenar Zenelit edhe vëllai i tij Rexhildo kaloi kundërshtarin e parë në kualifikueset e Lojërave Olimpike që po mbahen në Londër. Bokiseri shqiptar ia doli të mundë Abdelkarim Saboundji të Belgjikës në duelin për kategorinë deri 63 kg. Rezhildo Zeneli triumfoi me rezultatin 4 – 1, duke zotëruar këtë sfidë.

 Nëse Rexhildo fiton të martën me hollandezin Enrico Lacruz siguron kualifikimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

 Sot përfaqësuesi tjetër i Shqipërisë, Krenar Zeneli do të jetë në ring përballë spanjollit Jose Quiles Brotons dhe një sukses do t’i siguronte pjesëmarrjen në Olimpiadën e këtij viti. Ai në ndeshjen e parë mundi moldavin Dorin Bucsa për kategorinë deri 57 kg.

Tv Klan