Rey Manaj po kalon ndoshta periudhën më të mirë deri tani në karrierë. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola të tjerë në kampionatin turk të futbollit. Në ndeshjen kundër Gaziantep, Sivasspor fitoi një 11-metërsh të akorduar nga VAR. Ishte minuta e 7’ e takimit dhe Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Tetë minuta më pas një tjetër gabim i skuadrës mike dhe sërish Manaj iu vendos përballë portierit. Kësaj radhe shqiptari e dërgoi topin në anën tjetër të portës duke tundur sërish rrjetën.

Shkon në 10 numri i golave për sulmuesin kuqezi në kampionat, në 17 takime të luajtura këtë sezon.  

Por fatkeqsisht, Sivasspor nuk mundi të fitonte teksa pësoi dy herë brenda pjesës së parë të ndeshjes.

Tv Klan