Sulmuesi shqiptar ka realizuar 13 gola

Rey Manaj shënoi golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 18 të ndeshjes Hatajasport-Sivasspor.

Manaj ekzekutoi me forcë një goditje dënimi pranë zonës duke e bërë të pamundur për portierin të ndaltë topin.

Ky është goli i 13 i Manaj në 23 ndeshje në kampionatin turk të futbollit dhe tashmë barazohet me Mauro Icardi të Galatasaray.

Tv Klan