Rezarta Skifteri për herë të dytë në Milano Fashion Week

Rezarta Skifteri për herë të dytë në Milano Fashion Week

19:05 09/10/2019

“Kam marrë oferta nga personazhe që punojnë në Canale 5 në Itali”

Ajo është një stiliste e njohur shqiptare, e cila prej shumë vitesh tashmë është kthyer në stilisten e preferuar të personazheve të njohur të ekranit, të cilët i besojnë imazhin e tyre krijimeve të saj.

Bëhet fjalë për stilisten Rezarta Skifteri, e cila ka marrë pjesë në Milano Fashion Week për të dytin vit radhazi, jo si spektatore, por si një stiliste, e cila ka prezantuar koleksionin e saj vjeshtë-dimër 2020. Por për të treguar më tepër se si ishte eksperienca e saj këtë vit në javën e modës dhe trendet e sezonit stilistja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Skifteri tha se ishte ndjerë mirë në këtë sfilatë dhe se kishte marrë oferta për të punuar me personazhe të televizionit Italian Canale 5.

“Kam punuar shumë për këtë koleksion, por ajo që më ka pëlqyer shumë është të qenit shqiptare në një vend të huaj dhe që jam duartrokitur jashtëzakonisht shumë. Jam përgëzuar shumë nga italianët dhe fustanet janë pëlqyer dhe janë shitur shumë. 7 nga veshjet e koleksionit janë shitur aty. Disa nga ofertat i kam pasur nga personazhet që punojnë në Canale 5 në Itali. Tani shpresojmë shumë që të realizojmë fustane për prezantuese të Canale 5. Janë emrat e tre drejtueseve, por nuk mund të them asgjë më shumë se kaq. Për të realizuar një veshje më janë dashur orë të tëra dhe ditë edhe pse në pamje të parë duken sikur nuk kanë shumë punë. Ngjyrat ku kam punuar janë ngjyrat e mia të preferuara, e zeza, roza antike dhe argjendi. Ndryshe nga hera e parë kisha edhe me fustane të shkurtra, por u ktheva në Shqipëri pa fustane të shkurtra, ishin shumë të preferuara. Fakti që blihen do të thotë që ka sukses. Është një koleksion i punuar me efektin “shoh, nuk shoh”, me efekte seksuale, por edhe të forta në të njëjtën kohë. Nëse herën e parë kërkonin të dinin për punët e mia, këtë herë ishte ndryshe, ata ishin të informuar dhe patëm më shumë oferta për bashkëpunime. Pa diskutim kjo është kënaqësi e madhe dhe jam shumë e lumtur”, tha Skifteri./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT