Aplikimi online nga personat që janë mbi 70 vjeç

Të gjithë qytetarët që janë mbi 70 vjeç dhe dëshirojnë të kryejnë vaksinën anti-covid mund të bëjnë edhe rezervimin online në portalin e-Albania.

Qytetarët duhet të hyjnë në portalin e-albania dhe të identifikohen. Më pas duhet të zgjedhin shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;

Më pas do t’u shfaqt një dritare të cilën duhet ta plotësojnë me të dhënat e tyre personale, që janë në kartën e identitetit të qytetarit, përfshi edhe numrin e telefonit.

Pas plotësimit të saktë të të dhënave duhet të klikohet butoni “Dërgo”, dhe kërkesa për tu vaksinuar do të dërgohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Më pas qytetarët  do të njoftohen me telefon nga mjeku i familjes apo mesazh për ditën dhe orën e vaksinimit si dhe vendin e vaksinimit.

Klan News