Mosfurnizimi me ujë rregullisht nga HEC-i i Banjës rrezikon vaditjen e tokave bujqësore të Myzeqesë

Rezervuarit të Thanës, në Lushnje, i kanë mbetur edhe një javë ujë për tëë vaditur, pastaj portat do të mbyllen. Niveli i ujit ka arritur në kuotën 28 nga 31 që është maksimalja në këtë rezervuar. Sipas specialistëve, nën këtë kuotë uji nuk mund të përdoret më për vaditje.

Kjo është diga e kanalit të Vlashukut, uji i të cilit do të kalonte për të furnizuar rezervuarin e Thanës. Edhe këtu siç shihet kuotat kanë rënë nën nivelin e përcaktuar. Situata është alarmante pasi çdo ditë niveli i ujit ulet me 20 cm, ndërsa të shtunën dhe të dielën uji nuk lëshohet fare nga hidrocentrali i Banjës. Alarmi për mungeseë e ujit për vaditje është dhënë që në fillim të thatësirës por ende nuk janë marrë masa nga koncesionari i Banjës për të rregulluar furnizimin me ujë.

Mungesa e reshjeve të shiut prej tre muajsh ka shtuar edhe më tepër problemin. Problemet e menaxhimit po rrezikojnë tharjen e fushës së Myzeqesë. Nëse thahen prodhimet e fushës së Myzeqesë për shkak të mungesës për vaditje, dëmet ekonomike do të jenë të mëdha për të gjithë konsumatorët shqiptarë.

Ky rezervuar i ndërtuar në vitin 1953 dhe i vënë në punë pas 10 vjetësh, më 1963 është vepra më e madhe ujore e ndërtuar nga njeriu në Ballkan. Ai vadit 32400 ha tokë bujqësore dhe që prej ndërtimit të kësaj vepre asnjëherë kuotat nuk kanë qenë në këtë nivel.

Klan News