Diva e muzikës shfaq imazhe të rralla të super rezidencës luksoze

Jennifer Lopez më në fund u ka dhënë fansave, detaje nga brenda mega rezidencës së saj të re prej 60 milionë dollarësh, që ajo ndan me bashkëshortin Ben Affleck. Diva tregoi se si dukej korridori i saj, teksa po bëhej gati për eventin LACMA Gucci në Los Angeles.

Shtëpia e saj, të cilën ajo dhe Affleck e blen në maj të këtij viti, është me sipërfaqe të bardha me nuanca argjendi dhe ari me detaje moderne. Çifti i Hollivudit bleu shtëpinë në fillim të këtij viti dhe u shpërngulën këtë verë me J.Lo duke u kujdesur për të gjithë dekorimin.

Këtë verë, çifti i martuar pagoi 60.85 milionë dollarë për rezidencën prej 46,000 metrash katrorë, sipas mediave rozë. Marrëveshja zgjati vetëm një javë dhe dyshja pagoi gati 15 milionë dollarë nën çmimin e kërkuar prej 75 milionë dollarësh.

Shtëpia, e quajtur “pasuria e Wallingford”, ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe ka plot 12 dhoma gjumi dhe 24 tualete. Gjithashtu përmban një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 të tjera. Me objektin e brendshëm sportiv, Jennifer ka në dispozicion një palestër të plotë, si dhe fusha për basketboll, pickleball dhe një ring boksi.

Klan News