Në Turqi sot u mbajtën zgjedhjet vendore. Media shtetërore raporton rezultatet paraprake ku partia e presidentit Erdogan ka fituar 47.5 përqind të votave, ndërsa opozita ka marrë 31 përqind.
Në kryeqytetin Ankara opozita ka një avantazh të lehtë ndërsa në Stamboll kryeson Partia e Erdoganit, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim. Procesi i zgjedhjeve u zhvillua mes tensioneve të shumta. Dy persona mbetën të vrarë në një qendër votimi.
Ekspertët e konsiderojnë procesin një test për partinë e presidentit Erdogan pas krizës ekonomike ku është futur vendi.
Tv Klan