Lajme Arkiva – TV Klan 2000

OSBE edhe sot nuk ka dhënë asnjë rezultat zyrtar në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë. Zyrtarë të OSBE-së, nuk kanë bërë asnjë sqarim për përqindjen e votuesve. Ndërkaq PDK, nuk ka dhënë asnjë koment deri në këto moment, por lideri i LDK Ibrahim Rugova, ka dhëna sot një konferencë për shtyp, ku ka thënë se zgjedhjet në Kosovë kanë qenë shumë të lira e demokratike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar më shumë se 60% të votave dhe kjo tregon edhe njëherë mbështetjen, që ne kemi nga populli i Kosovës”, tha shefi i LDK-së. Më pas ai ka deklaruar se partia e tij do të angazhohet për tolerancë, për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e minoriteteve. Po kështu ai ka thënë sot, se është dita për të kërkuar pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se rezoluta 12/44 është kalimtare.

Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës është vetëshpallur sot, si partia e tretë fituese në këto zgjedhje. Sipas zyrtarëve të AAK, në Prishtinë ato kanë fituar 7%, në Podujevë 35%, ndërsa në komuna të tjera rreth 20%. Surpriza gjatë ditës së sotme kanë mbërritur nga KAS-i dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dy prej organizatave më të mëdha që kanë monitoruar zgjedhjet. Zyrtarët e kësaj organizate kanë thënë sot se procesi zgjedhor i zhvilluar dje ka pasur shumë probleme.

Ndërkaq është deklaruar se në zgjedhjet e djeshme kanë marrë pjesë rreth 70% e votuesve. Po kështu Këshilli i Europës, ka deklaruar sot pasdite, në një konferencë për shtyp se zgjedhjet kanë shkuar mirë, por ka pasur vonesa./tvklan.al

Gazetar – Erion Kruja