Mbyllet sfida!
93’- Provon Uzuni të rrezikojë, por del Pickford dhe largon rrezikun.
90’- Akordohen 5 minuta shtesë.
82’- Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Strakosha largohet i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati.
78’– Dy zëvendësime te Shqipëria. Pajaziti dhe Hoxha aktivizohen në vendin e Laçit dhe Asanit.
77’- Gol Anglia 2-0! Shënon Harry Kane. Sulmuesi kontrollon bukur një top në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës.
74’- Tre zëvendësime tek Anglia. Futen në fushë Gordon, Bowen dhe Rogers, në vendin e Foden, Rashford dhe Jones.
72’– Mundësi e artë shënimi për Jasir Asanin. Sulmuesi mori një pasim të shkëlqyer nga Broja, por Konsa e ndali në metrat e fundit.
69’- Mundësi e mirë për Shqipërinë në një aksion 3 kundër 2. Broja lëviz bukur, po gabon në momentin e fundit në pasim. Largon Walker.






66’- Broja shpërthen nga krahu i djathë dhe futet në zonë, por ndalet në momentin e fundit nga Burn.
62’- Vjen momenti i Armando Brojës. Silvinjo hedh në fushë sulmuesin, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.
59’– Ndërhyrje vendimtare e Arlind Ajetit, që i largon një top nga këmbët Rashofrd, i cili po i drejtohej portës. Tenton me kokë edhe Kane, por shkon jashtë.
49’- Gjuajtje e bukur nga Nedim Bajrami në hyrje të zonës. Largon me kokë Burn.
47’- Gjakoset te buza Myrto Uzuni, pas një goditje të marrë Burn. Arbitri nuk e ndëshkon mbrojtësin anglez.
45′– Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacion. Kuqezinjtë në kërkim të barazimit.
Mbyllet pjesa e parë.
42’– Tjetër pritje e rëndësishme nga Strakosha. Portieri devijon në këndore gjuajtjen e Burn.
40’- Ndërhyrje vendimtare nga Gjimshiti. Harry Kane nuk i beson syve. Sulmuesi sheh gjuajtjen e tij e cila po shkonte në portë, të ndalej nga mbrojtësi Gjimshiti. Më herët, Strakosha bëri një pritje shkëlqyer ndaj Rashford.
34’- Pritje vendimtare e Strakoshës. Portieri i mohon një gol thuajse të sigurt mesfushorit Bellingham.







28’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Ajeti provon me një gjuajtje e fortë, e cila ndalet nga Konsa. Mbrojtësi shqiptar kërkon penallti për prekje me dorë, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
27’- Aksioni i parë i rrezikshëm nga Kombëtarja shqiptare. Një pasim i Laçit në zonë, gjen devijimin dhe përplaset tranversa. Burn largon në goditje këndi.
26’- Anglia nuk i ndal sulmet. Rashford gabon në kontrollin e topit në zonë, pas një topi të gjatë.
19’- Zhbllokohet sfida! Anglia kalon në avantazh me anë të debutuesit Lewis-Skelly. Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.
17’- Panik në zonën e Shqipërisë. Harry Kane shfaqet i vetëm me portierin Strakosha, por e ndal gardiani kuqezi.
14- Jones kalon Asllanin dhe pason në qendër të zonës. Gjimshiti tregohet i vëmendshëm, për të spastruar zonën.
9’- Naser Aliji provon me një top të gjatë për Myrto Uzunin. Konsa mbyll gjithçka dhe rikuperon topin.
5’- Rasti i parë i rrezikshëm. Bellingham nuk kontrollon si duhet një top në zonë. Ajeti dhe më pas Balliu largojnë rrezikun.
3’- Anglia nis qarkullimin e topit. Kombëtarja shqiptare mbyll hapësirat në prapavijë.
0′– Sfida në “Wembley” nis me një minutë heshtje. Kuqezinjtë synojnë surprizën e madhe.
Kuqezinjtë “pushtojnë” Wembely-n

Ndeshja ka nisur në një atmosferë elektrizuese në “Wembley”. Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën tifozët e Shqipërisë, me një flamur të madh në sektorin e tyre.
Mes thirrjeve: “Shqipëri, Shqipëri”, tifozët i kanë dhënë zemër lojtarëve, përballë një kundërshtari shumë të vështirë.






Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.
Lojtarët zbresin në fushë

Lojtarët e Anglisë dhe ata të Shqipërisë kanë zbritur në fushë, për nxehjen para fillimi të sfidës. Në një “Wembley” të mbushur në kapacitet të plotë, pritet një ndeshje spektakolare.
Përveç tifozëve të Anglisë, të cilët si vendas janë në shumicë, në stadium do të jetë një numër i lartë tifozësh të Shqipërisë. Plot 25 mijë tifoz kuqezi do të jenë në shkallët e “Wembley”-t për të mbështetur Shqipërinë.
Silvinjo sakrifikon tre lojtarë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka dërguar tre lojtarë në tribunë për ndeshjen me Anglinë. Bëhet fjalë për Etnik Brrutin, Andi Hadrojin dhe Simon Simoni.
Në listën e dorëzuar në UEFA, bëjnë pjesë Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, të cilët ishin në dyshim… Lexo më shumë
Shqipëria shkëlqen gjithmonë në start

Shqipëria i ka nisur gjithmonë me këmbën e mbarë kualifikueset e Botërorit. Nga viti 2000, kombëtarja kuqezi ka marrë vetëm një humbje në start, atë ndaj Finlandës, ndërsa numëron edhe një barazim.
Ta nisësh me rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari si Anglia nuk është e lehtë, por jo e pamundur. “Luftëtarët” e Silvinjos besojnë…
“Uragani” kuqezi në “Wembley”
Zyrtarisht, në stadiumin “Wembley” të Londrës, do të jenë 25 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të Shqipërisë ndaj Anglisë.
Kombëtarja e Silvinjos do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët, të cilët edhe këtë herë nuk kanë zhgënjyer.
Të gjithë besojnë në një rezultat pozitiv, që do të ishte edhe historik ndaj Anglisë, kundërshtar ndaj të cilëve numërojmë vetëm humbje.

Klan Kuqezi kthehet sërish për t’ju njohur me statistika dhe komente para ndeshjes. Të ftuarit e Alban Xhihanit në studion e Tv Klan janë Altin Lala, Arjan Peço, Erjon Bogdani dhe Ilda Bejleri.
Anglia dhe Shqipëria në renditjen e FIFA-s

Diferenca mes dy kombëtareve është e madhe. Anglia renditet në vendin e katërt, pas Argjentinës, Francës dhe Spanjës.
Shqipëria mban vendin e 65-të. Kuqezinjtë renditen 61 vende më poshtë se “Tre Luanët”.
Angli-Shqipëri, kuqezinjtë humbin 2-0 në Londër
