Pas KAS-it, “beteja” do të zhvillohet në Kolegjin Zgjedhor. Në këtë mënyrë, ditën e sotme nisi shqyrtimi për ankimin që partitë kanë bërë në Kolegj për Gjirokastrën.

Kujtojmë që KAS nuk ka pranuar që të marrë informacione shtesë për këtë qark dhe i ka shpallur rezultatet e 25 Prillit si të vlefshme. Por kjo nuk pranohet nga ana e PD-së dhe LSI-së që kanë nisur ankimimin.

Gazetarja Klesiana Omeri bëri të ditur disa nga anëtarët që do të marrin në shqyrtim ankimin të cilët janë Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Gentian Medja, Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi.

Ndërkohë sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe në Elbasan.

Pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier.

Megjithatë nuk pritet ndonjë surprizë pasi KAS edhe në qarqet e tjera nuk ka pranuar që të marrë informacione shtesë dhe të shpallë pavlefshmërinë në zgjedhje./tvklan.al