Izraeli u rendit në vendin e dytë në Eurovision 2025, por rezultati i votimit ka krijuar pakënaqësi dhe dyshime. Shumë vende pjesëmarrëse kanë kërkuar një rishikim të rezultatit.
Votat e publikut e renditën Izraelin në vendin e parë, si pretendente për të marrë çmimin e parë, por pikët e jurisë përmbysën rezultatin.
Për këtë arsye, disa shtete të përfaqësuara në Eurovision 2025, përfshirë Irlandën, Holandën, Belgjikën, Spanjën, Islandën dhe Finlandën, kanë kërkuar një rishikim të plotë të rezultateve dhe një shqyrtim të të sistemit të votimit. Sistemi aktual lejon votuesit të votojnë deri në 20 herë, sipas tyre ky është “shteg” i hapur për manipulime.
Nga ana tjetër Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili është edhe organizatori i Eurovision, ka siguruar se rezultati është kontrolluar dhe verifikuar nga autoritete të pavarura, dhe se shqetësimet do të merren seriozisht.
Megjithatë, shqetësimet për transparencën dhe besueshmërinë e sistemit të votimit vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve. Ky rast “mjegullon” transparencën, drejtësinë dhe paanshmërinë e pretenduar në procesin e votimit.
Në Eurovision 2025, Izraeli u përfaqësua nga këngëtarja Yuval Raphael me baladën “New Day Will Rise”.
Fituesi i Eurovision 2025 ishte Austria, e cila triumfoi me këngën “Wasted Love” të këngëtarit JJ (Johannes Pietsch). Ky është fitorja e tretë e Austrisë në historinë e festivalit.
Kurse Shqipëria e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u rendit në vendin e tetë./tvklan.al