Rezultatet e një ilaçi që duket se ngadalëson sëmundjen e Alzhaimerit përfaqëson një “moment historik”, janë shprehur ekspertët.

Kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen kanë sqaruar se medikamenti i tyre funksionon kur rekomandohet në fazat e para të sëmundjes.

Detajet e studimit priten ende të publikohen, por deri më tani duket se ngadalëson ritmin e degradimit të trurit. Megjithatë, kjo ka shërbyer mjaftueshëm për të ngazëllyer shkencëtarët dhe organizatat që merren me demencën.

Lecanemab është krijuar që të shfarosë grumbujt e proteinave toksike të beta-amiloidit që shtresëzohen në trurin e njerëzve të sëmurë me Alzhaimer. Dhjetëra teste ilaçesh të tjera kanë dështuar duke shtruar para shkencëtarëve dyshimin nëse problemi ishte vërtet amiloidi.

1795 vullnetarëve në fazat e hershme të Alzhaimerit iu injektua lecanemab çdo dy javë dhe i nënshtroheshin testeve të kujtesës dhe aftësisë mendore. Ritmi i rënies konjitive ishte reduktuar me 27%  në harkun kohor të  18-muajve.

Përveç  kësaj, u vu re se niveli i proteinës toksike në tru ishte ulur. Efektet anësore përfshijnë ënjtje të trurit dhe dhimbje koke. Ky medikament nuk do të funksionojë për forma të tjera të demencës./tvklan.al