Riaktivizohet zjarri në pyllin e Semanit

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Semanit

19:44 24/08/2018

Janë riaktivizuar sërish flakët në pyllin e Semanit në Fier për shkak të erës dhe motit të nxehtë në këtë zonë.

Pavarësisht se një ditë më parë zjarri u lokalizua, flakët nuk janë shuar përfundimisht duke zgjeruar zonën e djegur.

Prefekti dhe Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile kërkuan sërish mbështetjen e ushtrisë për shuarjen e flakëve dhe 40 efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Poshnjes, shkuan në Seman.

Paraprakisht mendohet se sipërfaqja me pisha e djegur nga zjarret në pyllin e Semanit ka shkuar në 7 hektarë.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori