Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në zonën Schengen.

Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Spas njoftimit mësohet se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero./tvklan.al