Telefilmi i famshëm rikthehet pas 25 vitesh

Ishte përforlur shpesh për një ribashkim të tyre, por kjo është fotoja që konfirmon se aktoret e telefilmit ikone e viteve ‘90 “Friends” do të rikthehen sërish për publikun. Më mbishkrimin po ndodh, të gjithë protagonistët kanë publikuar në profilet e tyre ne rrjete sociale  të njëjtën foto për të dhënë lajmin, i cili ka çuar në ekstazë fansat.

Do të jetë një speciale, e cila do të transmetohet nga platforma HBO Max, ku Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc e Matthew Perry do të xhirojnë në të njëjtat studio në Kaliforni. Do ta nisin aty ku e lanë, dhe do të jetë një rrëfim i tyre nëpërmjet anekdotave apo humorit  per miqësinë që lindi përtej kamerave dhe që vazhdon edhe sot mes tyre.

Nuk ka një datë se kur do të nisë transmetimi, por xhirimet do të nisin në muajin Maj.

Tv Klan