Të bëhesh prind në një moshë madhore tanimë është shndërruar në një trend . Aktori 70-vjeçar Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Ndonëse është përpjekur që lajmin ta mbajë të fshehtë, mediat e huaja bëjnë me dije se në jetë ka ardhur një djalë. Pas lindjes, bashkëshortja e tij 37-vjeçare po qëndron në fermën e tyre në Pound, në Angli.

Richard dhe Alejandra u martuan në vitin 2018 dhe në fillim të vitit të kaluar Alejandra solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Aleksander.

Aktori nga martesa e mëparshme ka edhe një djalë 20-vjeçar Homer me ish-gruan Carey Loëell. Gjithashtu edhe Alejandra ka një djalë 7-vjeçar.

Klan Plus