Edicioni i 79-të i Nobelit në Ekonomi iu dha ekonomistit amerikan Richard Thaler, një prej baballarëve dhe themeluesëve të asaj që njihet si ekonomia e sjelljes.

Ekonomisti  i njohur amerikan nga Universiteti i Çikagos, është bashkëautor i best seller-it “Nudge”.

Komisioni i çmimit Nobel tha se puna e Thaler ka kontribuuar për të kuptuar psikologjinë e ekonomisë. Sipas jurisë suedeze, ekonomisti i njohur ka treguar se si sjellja jo gjithmone e drejtë, mund të ndihmojë njerëzit të ushtrojnë vetë-kontrollin. Aspektet specifike të psikologjisë njerëzore formojnë vendimet ekonomike.

Profesor Thaler do të përfitojë edhe një shpërblim prej 1 milionë dollarësh për mimin. Ky Nobeli i fundit për këtë vit, pas çmimeve në Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe.

Tv Klan