Ka si qëllim të sjellë në vëmendje rrënjët e këngëtarëve amerikano-latin

Bashkëpunimi i parë i këngëtarëve Ricky Martin dhe Carlos Vives, titullohet “Canción Bonita”, me një melodi e cila sjell gëzim, dhe transmeton energji pozitive. Kënga ka për qëllim të sjellë në vëmendje rrënjët e këngëtarit Ricky Martin nga Puerto Rico dhe ato të Carlos Vives i cili vjen nga Kolumbia. 

Nëpërmjet kësaj kënge artistët ftojnë publikun dhe gjithë komunitetin latin që të ndihen krenarë me prejardhjen e tyre.

Videoklipi i këngës është xhiruar në qytetin San Juan, në Puerto Rico dhe promovon më së miri bukuritë dhe popullin e këtij vendi.

Me tekst dyshen Mauricio Rengifo dhe Andrés Torres të cilët kanë realizuar hitin “Despacito”, kënga ishte incizuar pak para se të shpërthente koronavirusi, prandaj dy këngëtarët kishin vendosur të mos e publikonin atë menjëherë dhe të prisnin pak kohë për të realizuar videoklipin.

Klan News