Veliaj: Është agjent i marketingut të Shqipërisë
I ndodhur në Tiranë për koncertin në sheshin “Skenderbej” këngëtari me famë botërore, Ricky Martin u vlerësua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Teksa e priti në zyrën e tij, Veliaj i tha këngëtarit që këtë çelës ta mbajë si një kujtim për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.
“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingway Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë. Jam krenar sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive”.
Teksa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, këngëtari tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.
“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu”.
Ylli i hitit ‘Livin la vida loca’ mbushi sheshin “Skënderbej”, pas një nate elektrizuese që dhuroi më 30 Qershor një tjetër këngëtar me famë botërore Enrique Iglesias.
Tv Klan