Një ditë pas dorëheqjes së Nanos, për demokratët vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Sipas sekretarit të Partisë,Ridvan Bode, në ato që tha ish kreu socialist, nënkuptoi se partia e tij e ka humbur tashmë të drejtën e qeverisjes. Ai tha se shpresojnë që dialogu me Majkon të vazhdojë.

Gazetarja : Si e cilësoni largimin e Nanos, si një tërheqje definitive apo si një moment rimarrje?

Ridvan Bode: Sipas deklarimit që bëri vetë Nano ai u largua dhe brenda një periudhe të shkutër kërkoi dy herë dorëheqje me të njëjtin motiv sepse ka humbur mbështetjen nga forumet e partisë së tij. Por ajo që është më e papritur për opinionin e gjërë publik, ishte mënyra se si u largua dhe akuzat që ai ngriti në momentin e largimit ndaj partisë së tij që drejtoi për tetë vjet. Sipas Nanos në ditën e largimit të tij ai pranoi publikisht të gjitha akuzat që ka patur Partia Demokratike në raport me Partinë Socialiste. Ai faktoi publikisht opinionet se Partia Socialiste është parti e klaneve dhe e grupeve mafioze. Mendoj se nisur nga gjitha këto Nano vetë nuk duhej të dilte i pastër sepse është ai që ka drejtuar dhe në qoftëse Partia Socialiste vuan pikërisht sot, është prej këtyre grupeve që kanë interesa mafioze./tvklan.al