Për prokurorin norvegjez nuk dimë asgjë më shumë nga sa ka thënë shtypi.” Duke u nisur nga ky informacion mbi nordikun e sapo mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, krerët demokratë kanë kërkuar sot më shumë të dhëna për statusin e njeriut të drejtësisë. Gjithashtu ata kanë kërkuar për hetimin e çeshtjes Hajdari, ngritjen e një grupi hetimor të paanshëm me status të përcaktuar mirë.

Ndërkohë, më sallën e konferencave për shtyp ndodhej sot dhe nënkryetari i Komisionit të Votimeve të Pogradecit, Lorenc Bega. Me një fytyrë ku dukeshin mirë shenjat e dhunës, ai denoncoi keqtrajtimin që i bënë së fundmi Forcat e Policisë të cilët të maskuara e kishin akuzuar se ishin fyer ndërkohë që ishte në krye të detyrës.

Edhe sekretari demokrat Ridvan Bode theksoi se dhuna ndaj njerëzve të partisë së tij po vazhdon edhe pas votës së referendumit të 22 Nëntorit. Sipas tij rasti i Lorenc Begës nuk përbën një fenomen të veçuar dhe për më tepër vijoi ai, deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndaj atyre që keqtrajtojnë demokratët./tvklan.al