Partia Demokratike i thotë jo pjesëmarrjes në raudin e dytë të zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode ka deklaruar se ky vendim ka qenë i ndërvarur nga përgjigja e qeverisë e cila deri më sot ka heshtur ndaj kushteve e vendosura nga Partia Demokratike.

“Partia Demokratike ka deklaruar nëpërmjet vendimit të Këshillit Kombëtar qëndrimin e saj lidhur me procesin elektoral të datës 1 tetor. Ajo ishte hapur për të marrë pjesë dhe për të vazhduar garën elektorale për të kontribuar në përmirësimin e saj të paktën në raundin e dytë nëse nga ana e qeverisë do të bëheshin përmirësimet e domosdoshme për të shpresuar në një proces elektoral ndryshe nga ai që u vërejt në datën 1 tetor. Ne jemi në pritje të reagimit të qeverisë dhe KQZ-së, por ne po shohim që kërkesat e Partisë Demokratike dhe vërejtjet që bën Partia Demokratike në procesin elektoral, nuk po konsiderohen nga ana e qeverisë.”

Partia Demokratike ka deklaruar gjithashtu se anëtarët e saj në këshillat bashkiak, nuk do të paraqiten në ato zona që kjo parti vërteton se zgjedhjet janë të paligjshme. Deri tani Partia Demokratike ka bërë vetëm deklarata politike dhe nuk ka paraqitur asnjë dokument që vërteton manipulimet në institucionet përkatëse ligjore./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego