Ridvan Bode  jep një intervistë për punimet e prokurorisë rreth çështjes Azem Hajdari. Ridvan Bode dhe Partia Demokratike kërkon një hetim ndërkombëtar rreth kësaj vrasje, në të kundërt ajo nuk ka për tu zbardhur.

Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë. Hetimet për të gjitha çështjet Hajdari i ka në dorë i njëjti prokuror dhe kjo pengon zbardhjen e vërtetës. Ne kërkojmë një grup hetimor, një grup prokurorësh vendas dhe ndërkombëtar që do ta bënte më të besueshëm një proces hetimi dhe zbardhje rreth të vërtetës së vrasjes së zotit Hajdari që përbën një grup prove për klasën politike shqiptare, në rradhë të parë për koaliconin qeveritar dhe për kryeministrin e ri. Në të kundërt vrasja e Azem Hajdarit do të mbetet gjithmonë një mister dhe një e keqe që do të rëndojë gjithmonë mbi politikën shqiptare”.

– u shpreh ai .

Pamje demokrati Ridvan Bode intervistë./tvklan.al