Aeroporti ndërkombëtar i Kabulit është pika e vetme e daljes për forcat perëndimore

Ndërsa aeroporti i Kabulit ndaloi së funksionuari për disa orë dhe  aktiviteti i tij u pezullua   kanë  nisur sërish  fluturimet ushtarake  për evakuimin e diplomatëve dhe civilëve .

Sipas  një zyrtari të sigurisë i cili ka folur për Reuters  numri i civilëve në aeroport është zvogëluar,  një ditë pas skenës  kaotike në të cilën  trupat amerikane qëlluan për të shpërndarë turmat dhe njerëzit filluan të kapeshin  pas një aeroplani ushtarak amerikan teksa ngrihej për të fluturuar . Dy prej tyre  humbën jetën gjatë ngritjes në ajër të avionit.

Pamjet ku dhjetëra mijëra afganë përpiqen  të ikin ndërsa ndjekin  nga pas një avion kanë bërë xhiron e botës.

Trupat amerikane kanë vrarë edhe dy persona të armatosur që qëlluan mbi turmën në aeroport. Forcat amerikane morën kontrollin e aeroportit pasi kjo ishte  mënyra e tyre e vetme për të fluturuar jashtë vendit.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Ish-presidenti amerikan George Ë. Bush i cili i ka ndjekur me shqetësim ngjarjet e fundit në Afganistan .Në një deklaratë për shtyp  ai dhe ish-zonjë e parë Laura Bush u shprehën se  ndihen të  pikëlluar si për njerëzit afganë edhe për ushtarët amerikane që kanë sakrifikuar shumë.

Klan News