Punimet për të përfunduar nyjën e Milotit kanë rifilluar. Për një kohë të gjatë kantieri i këtij aksi kishte mbetur i hapur, ndërsa tashmë është siguruar financimi i plotë prej 16 milionë dollarësh nga qeveria, ndërsa Autoriteti Rrugor ka kontraktuar kompaninë që do të përfundojë rrugën.

“Me ndërhyrjet e shpejta dhe me financimet shtesë që mundësoi qeveria shqiptare, përfshirë dhe procedurën e re që sapo u përfundua dhe që u lidh kontrata, do të bëjmë të mundur që të paktën nyja të fillojë të funksionojë për periudhën e verës.”

Njëkohësisht me këtë nyje do të nisin punimet për plotësimin me rrugët dytësore në Milot. Nyja është strategjike për trafikun pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës. Punimet do të përfundojnë plotësisht pas 1 viti.

Tv Klan