Rifillojnë sulmet në Gaza

Rifillojnë sulmet në Gaza

18:00 12/11/2019

Izraelitët vrasin një komandant të grupeve palestineze

Militantët palestinezë lëshuan dhjetëra raketa në jug të Izraelit, pas vrasjes nga ushtria izraelite të një komandanti të Xhihadit Islamik Palestinez. Raketat palestineze plagosën 17 persona.

Pamjet shfaqin momente kur disa raketa të lëshuara nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës bien në autostradat e jugut të Izraelit.

17 persona u dërguan në spital me plagë të lehta në qytetin Ashkelon, ku banorët u dyndën drejt vendstrehimeve pasi dëgjuan sirenat e luftës.

Raketat u lëshuan nga militantët palestinezë, pasi ushtria izraelite vrau liderin e organizatës Xhihadi Islamik Palestinez, Baha Abu al-Ata dhe bashkëshorten e tij. Avionët izraelitë i bombarduan shtëpinë gjatë natës, ku mbetën të plagosur 4 fëmijët e tij dhe një fqinjë.

I konsideruar si ndër komandantët më të mirë të Hamasit, Al-Ata kishte krijuar një grupim më vete që shpesh vepronte jashtë urdhërave të Hamasit në goditjen e objektivave izraelite.

Organizata ekstremiste palestineze premtoi përshkallëzimin e sulmeve kundër Izraelit si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit al Ata.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi