Sot ka rifilluar mësimdhënia në universitetet shqiptare. Pas dy javësh pushim sot është dëgjuar gumëzhitja e studentëve të cilët kthehen në auditoret e tyre. Duket se frekuentimi i studentëve është rritur.

Në grevën e urisë, fundvitin e kaluar studentët kërkonin përmiresimin e kushteve të mësimdhënies. Ata kërkuan edhe heqjen e frekuentimit të detyrueshem nëpër leksione. Sot mesimi rifilloi normalisht, por ende nuk dihet nëse kushtet e vendosura nga studentët do të zbatohen.

Në këtë fillim të vitit të ri Fakulteti Filologjik nuk ka mundur të presë studentët e tij. Puna për përmiresimin e kushteve i ka shpërndarë studentët e Filologjikut në fakultete te tjera. Por duket se studentët e kanë rifilluar më me seriozitet këtë vit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj