Në Maqedoninë e Veriut ka një debate publik, sa i takon riformatimit të qeverisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas analistëve përqendrimi i pushtetit tek një person, rrezikon demokracinë në vend.

Riformatimi i qeverisë që pasoi fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev ose vetingun, siç u tha nga ana e integristëve, la pa ministër Ministrinë e Financave, ndërsa i emëroi ministra të rinj në Ministrinë e Mjedisit, Bujqësisë, Kulturës, Pushtetit Lokal dhe Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Komunitetet.

Kuvendi ka shkarkuar ministrin e financave Dragan Tevdovskin, Ministrin e Pushtetit Lokal Suhejl Fazlinun dhe Ministrin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit  Hazbi Lika. Të mërkurën është dorëhequr edhe Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit që e bën më të nxehtë këtë fillim verë politike. Për riformatimin e qeverisë dhe sfidat që presin vendin në Klan Debat kanë diskutuar profesori universitar Rizvan Sulejmani dhe analisti piolitik Ilir Luma.

Edhe pas paralajmërimeve pompoze nga ana e Kryeministrit për riformatimin e qeverisë,  shumë kritika në adresë të Zaevit nga analistët politik për punën dy vjecare të këtij kabineti qeveritar. Sipas analistit Ilir Luma, edhe përkundër kërkesave të PSP-së por edhe institucioneve tjera përfshirë ato ndërkombëtare, Zaevi nuk arriti ta realizojë fjalën e dhënë.

Sipas profesorit Rizvan Sulejmani, Kryeministri Zaev disa herë ka dhënë vendime dhe deklarata të përshpejtuara dhe që në fakt ka lënë hapësira për debate dhe shpekulime të ndryshme. Por sipas tij ka dicka esenciale. Koncentrimi aq i madh i pushtetit te një person rrezikon dukshëm demokracinë, edhe ashtu të brishtë në vend.

Në edicionin e fundit të Klan Debatit u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që e presin kabinetin Zaev në të ardhmen, por edhe për atë që quhet klimë politike në rajon, ndikimin eventual të saj neëvendin tonë. /ABC News Albania 24/7