Rihana ka refuzuar ftesën për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të  Super Bowl, një vendim i marrë nga këngëtarja për të mbështetur dhe për t’i shprehur solidaritetin Colin Kaepernick.

30-vjeçari ishte lojtari i parë që u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, në shenjë proteste ndaj brutalitetit të policisë amerikane kundër afrikano-amerikanëve dhe pabarazisë racore.

Akti u ndoq edhe nga lojtarë të tjerë dhe më pas u kritikua nga Presidenti Donald Trump.

Që prej atij momenti, Kaepernick ka qenë pa një ekip që kur zgjidhi kontratën me San Francisco në Mars të 2017.

Në vend të këngëtares nga Barbados tashmë në shfaqen që mbahet në Shkurt në Atlanta do të përformojë Maroon 5.

Tv Klan