Mediat e huaja shkruajnë se fëmija erdhi në jetë në fillim të këtij muaji

Këngëtarja Rihanna dhe reperi A$AP Rocky janë bërë sërish prindër të një djali.

Sipas medias rozë TMZ këngëtarja solli në jetë djalin e saj në fillim të muajit Gusht pavarësisht se gazetarët po e zbulojnë lajmin disa ditë më vonë.

Ndërsa emri i fëmijës ende nuk është zbuluar, media rozë TMZ shkruan se emri i vogëlushit fillon më shkronjën R ashtu si edhe vëllai i tij më i madh.

Rihanna njoftoi se ishte në pritje të ëmbël gjatë muajit Shkurt teksa performonte në pjesën e parë të Super Bowl.

Këngëtarja e hitit “Diamonds”, fituese e nëntë çmimeve Grammy së bashku me reperin e njohur ishin fillimisht miq përpara se të fillonin romancën e tyre.

Në maj të vitit të kaluar në një intervistë ai e quajti këngëtaren dashurinë e jetës së tij ndërsa u shpreh se dëshironte të krijonte familje me artisten e njohur.

Klan News