Rihanna bamirëse!

Rihanna bamirëse!

22:00 15/09/2019

Mbledh 5 milionë Dollarë brenda një nate për të varfërit!

Ylli i popit Rihana e ka kthyer në traditë të ndihmojë të tjerët dhe ka treguar se për të është më e rëndësishme kjo nismë, sesa fama. Rihanna ka arritur të mbledhë 5 milion Dollarë, vetëm brenda një nate.

Në festën e saj vjetore të bamirësisë, “Diamond Bell”, nuk ishin vetëm të ftuarit ata që u surprizuan për shumën e mbledhur në pak orë, por edhe vetë 31 – vjeçarja. Një kontribut të madh dhanë Cardi B, Offset, Karlie Kloss, DJ Khaled, 21 Savage dhe shumë të tjerë që morën pjesë në mbështetje të bamirësisë.

“Që e vogël, duke parë reklamat në televizor me fëmijët afrikanë, ku kërkohej qoftë edhe 25 cent për të ndihmuar dikë, kam menduar ta marr seriozisht punën e bamirësisë. Thoja se unë do të bëj më shumë para dhe do t’u vij në ndihmë të varfërve”, ka treguar Rihanna.

Fondacioni i Rihannës “Clara Lionel” ka emrin e gjyshërve të saj dhe deri tani po operon me sukses në treg, nisur edhe nga fama e këngëtares në fusha të ndryshme. Duke e nisur si një këngëtare dhe më pas si një ikonë e modës dhe bukurisë, ajo ia ka dalë ta realizojë dëshirën e saj, pasi ka arritur të mbledhë para në të gjithë botën, për t’u ardhur në ndihmë të pastrehëve, për t’i siguruar fëmijëve shkollim dhe për të mbështetur këdo në nevojë.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT