Shtëpitë e modës, miksimi i printeve në veshje

Kur koleksionet e mëparshme të shtëpive të modës sugjeruan që njerëzit të miksonin dy printe nëpër kombinimet e tyre, Rihanna nuk vepron si të tjerët, sepse ajo bën çfarë të dojë dhe si të dojë. Për shembull, ajo vesh më shumë se dy printe në një veshje të vetme dhe sërish duket yll.

Themeluesja e Fenty u pa teksa dilte nga një restorant në Santa Monica, Kaliforni. Në kokë, RiRi mbante të vendosur një kapelë-kovë (bucket hat) me print zebre. Poshtë palltos së hollë vihet re një bluzë me vija dhe printin karakteristik që bashkon ngjyrat.

Po i njëjti print “tie-dye”, një metodë e krijimit të formave të ndryshme nëpër copa duket edhe te palltoja që kombinohet me ngjyrën e pantallonave të gjera. Aksesorët, sidomos syzet në nuancat e jeshiles, kompletojnë pamjen.

Klan News