Rihanna po planifikon të rrisë djalin e saj të vogël në vendin e lindjes, Barbados. Këngëtarja 34-vjeçare dhe i dashuri i saj A$AP Rocky  mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku më 13 maj.

Sipas britanikes The Mirror , ajo pritet të qëndrojë në Los Angeles për tre muajt e ardhshëm përpara se të kthehet në Karaibe me partnerin e saj .

Rihanna-s i pëlqen Barbados dhe asaj i pëlqen që fëmija e saj të rritej atje. Ajo dëshiron t’i japë fëmijës së saj të njëjtën përvojë që kishte, larg botës së showbizit. Si ajo dhe familja e ASAP janë në Barbados, kështu që çifti po planifikon të transferohet atje pas disa muajsh”, thotë një burim për këtë media.

Këngëtarja dhe i dashuri i saj ende nuk e kanë konfirmuar emrin e vogëlushit duke zgjedhur që ta mbajnë atë   sekret. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja këngëtarja aktualisht ndodhet në shtëpinë e saj në Los Angeles duke pushuar me fëmijën.

Kujtojmë se ky është fëmija i parë si për Rihannën ashtu edhe për A$AP, të cilët janë tashmë prej dy vitesh të lidhur  pas disa vitesh miqësi.

Klan News